Hoti: Do të kujdesemi që VV-ja të mos vijë kurrë në pushtet

Hoti: Do të kujdesemi që VV-ja të mos vijë kurrë në pushtet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është “duke u çmendur vetëm pse ka parë një imazh të mundësisë për të dalë në pushtet”. Në një takim të LDK-së në Pejë, Hoti ka thënë se “do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë të vijnë në pushtet”. Duke […]

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është “duke u çmendur vetëm pse ka parë një imazh të mundësisë për të dalë në pushtet”. Në një takim të LDK-së në Pejë, Hoti ka thënë se “do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë të vijnë në pushtet”.

Duke folur për marrëveshjen e Washingtonit, Hoti ka thënë se të tjerët janë munduar ta degradojnë.

“Të tjerët e kanë ëndërr atë sepse s’flet askush me ta, sepse ata diskomunikohen sepse mundohen ta cenojnë rendin demokratik në vend. Veç janë duke e pa një imazh të mundësisë pushtet, dhe s’kanë për ta parë, ju garantoj. Veç me atë imazh që u del para syve natën, të mundësisë për pushtet, i kanë rënë në qaf KQZ-së si institucion i pavarur e duan të çmenden, e kërcënojnë, shantazhojnë e s’lënë gjë pa bë. S’e meritojnë të vijnë këta në pushtet. Kurrë asnjëherë. Edhe ne kemi me u kujdes që këta të mos vijnë në pushtet”, ka thënë ai.

Ka thënë se qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit “nuk do të votojnë sikur me ‘like’, por me zemër e me mendje”.

Hoti dhe partia e tij, LDK, ishin në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, deri në qershor kur LDK-ja vendosi ta rrëzonte Albin Kurtin nga pushteti për të formuar vetë qeverinë. Me kërkesën e VV-së në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, të dënuar me burgim, Kushtetuesja vendosi për të rrëzuar Qeverinë Hoti duke çuar vendin në zgjedhje. Në aktgjykim ajo shtoi se u ndalohet kandidimi personave të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit. E si pasojë e kësaj pike, të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk certifikoi listën e kandidatëve të VV-së me Kurtin në krye. Vetëvendosje sot pritet të ankohet ndaj vendimit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?