Haziri: Zhurmaxhinjtë politikë po e duan mbylljen e partisë së Rugovës

Haziri: Zhurmaxhinjtë politikë po e duan mbylljen e partisë së Rugovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kundërshtarët politikë të tyre po duan përsëri shuarjen e këtij subjekti politik. Në fjalën e tij gjatë një takimi, ku i pranishëm është edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, Haziri, ka thënë se kundërshtarët e tyre politik gjithnjë e kanë gjetur […]

“E kanë gjet dikë gjithmonë që ka dalë përballë frymës sonë. Tmerroni me punë. T’i tmerrojmë me rezultat. Më 2007 na kanë shpallë parti të mbyllur. E kemi përballuar atë situatë dhe jemi dëshmuar me rikthimin e madh. Tash po duan më zhurmë politike të na shpallin të mbyllur. T’i demantojmë”, ka thënë  Haziri.

Ai ka thënë që rivalëve duhet të ju tregohet vendi me punë dhe me angazhim.

“Rivalëve tanë ju tregojmë vendin me punë dhe angazhim. Mos u bëni aleat me të keqin. Demantojeni zhurmën e fabrikuar politike. Po duan të mbyllin partinë e Ibrahim Rugovës, themeluesit të shtetit”.

Më tutje Haziri ka thënë se  Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pranuar ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Nuk e kanë pranuar Republikën e Kosovës as më 17 shkurt.  Kanë dashur ta djegin këtë Republikë. Ne kemi vendos t’ia vazhdojmë mandatin Hotit dhe Qeverisë që ka marrë përgjegjësinë që ta kthejë shpresën dhe besën. Zhurmaxhinjtë politikë dhe ata që sillen me arrogancë do t’ua tregojmë vendin më 14 shkurt. Ne nuk bëhemi copë-copë. Këdo që kanë mundur ta gjejnë një kundërshtar të LDK dhe Rugovës e kanë futur në listë. Po duan të vinë në puthet që ta rrënojnë republikën. Nuk mund ta shohin as ëndërr. Mbetemi gardianë të kësaj republike”,  ka deklaruar ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?