Haziri: Është një angazhim i të gjithëve kundër LDK-së politikisht

Haziri: Është një angazhim i të gjithëve kundër LDK-së politikisht

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ka një angazhim të të gjithëve kundër LDK-së, duke përfshirë edhe një përputhje ideologjike të PDK-së dhe VV-së. Haziri ka thënë se LDK-ja qëndron më mirë se që është perceptimi publik. “Le të themi që perceptimi publik nuk është e vërtetë apo ajo çka […]

Haziri ka thënë se LDK-ja qëndron më mirë se që është perceptimi publik.

“Le të themi që perceptimi publik nuk është e vërtetë apo ajo çka e mendojnë njerëzit nuk qëndrojnë, realisht është një angazhim i të gjithëve kundër LDK-së politikisht. Kjo tashmë po vërehet jo vetëm në këtë vit por edhe viteve të tjera, kjo për dallim ideologjish të partive të caktuara por kur vjen kundërshtia dhe fronti i përbashkët me refuzuar dhe me punuar kundër LDK-së organizohen bëhen bashkë, po shihet tash një përputhje ideologjike në hijen mes PDK-së edhe VV-së karshi LDK-së por ne gjithmonë dimë të befasojmë për të mirë kështu që ne besojmë shumë në reagimin qytetar, ngritja jonë politike dhe votuesi ka me votuar ditën e votimit në kuti dhe jo në sondazhe”, tha Haziri.

Haziri thotë se koha e zgjedhjeve është e vështirë pasi ato janë të jashtëzakonshme, por beson që LDK-ja do të dalë mirë në zgjedhje, duke shtuar se pa këtë parti s’ka as zgjedhje e as zgjidhje.

“Besoj që do dalim politikisht mirë, do të kemi test të vështirë sepse zgjedhjet janë të hershme, të jashtëzakonshme, ne jemi në qeveri kemi qenë në koalicion me VV-në tash jemi me të tjerët, por për këta dhjetë muaj ne kemi qeverisur dhe as nuk kemi pasur kohë me punuar shumë, me u dëshmua por kemi riparuar probleme, kemi përmirësuar dhe kemi ndikuar jashtëzakonisht shumë sidomos në raportet me partnerët ndërkombëtar, por edhe në politikat e brendshme. Shpresoj shumë që do ketë mirëkuptim qytetar për këtë kohë të shkurtër por LDK-ja mbetet parti pa të cilën nuk ka as zgjidhje as zgjedhje, kështu që roli jonë edhe pas zgjedhjeve ka me qenë kritik në ndërtimin e institucioneve”, është shprehur Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, po ashtu ka shprehur besimin se kjo parti do të dalë fituese, duke thënë se sistemi zgjedhor në Kosovë s’lejon fitues të madh.

“Ne besojmë që do të vazhdojmë kontratën e qeverisë me punuar, sistemi zgjedhor në Kosovë nuk lejon fitues të madh, ne ishim më 6 tetor fitues të mëdhenj opozitar, nuk arritëm me përballu më shumë se 52 rivalitetin për shkak mosbesimit politik që doli e u shpërfaq, besoj shumë që LDK duhet me punuar me njerëzit e saj dhe jo me partitë që po dinë me u sjell keq karshi neve shpeshherë”, ka thënë ai për EO.

Haziri ka thënë se LDK-ja do të ketë kandidatë për President, por që s’ka treguar emra.

“Nuk kemi emra tash, sepse jemi në fushatë duke punuar për legjislacion, tash duhet deputetët me fitu, edhe për kryeministër normalisht ky është synimi jonë”, është shprehur Haziri që aktualisht është edhe kryetar i Gjilanit.

Haziri ka folur edhe për vendimin e KGJK-së, për mos certifikim të kandidatëve të cilët janë të dënuar, duke thënë se ligjet duhet zbatuar dhe respektuar.

“Po ky është ligji, nuk të le me menduar, nuk ke çfarë të komentosh ligjin kur është i tillë dhe tash bëhesh pre e vendimeve tua, sepse Gjykata Kushtetuese e sjelli një vendim i cili e rrëzoi Qeverinë, por për pasojë tash shumë kandidatë po i prek, fatkeqësisht kjo është logjika e ligjit, nuk e len komentin dhe nuk do të thotë asgjë komentimi i një vendimi të gjyqësorit, nuk ka shkallë të ankesave për kundër mekanizimt rregullues, PZAP, ose organet tjera kushtetuese duhet me u deklaruar karshi këtyre situatave por është e rrezikshme për të ardhmen, sepse po mohoet e drejta e kandidimit, kjo është problematike për mu”, tha Haziri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?