Haxhiu e AAK’së zotohet për përkrahje të pensionistëve

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK’së, Teuta Haxhiu, ka marrë pjesë në konferencën virtuale “Sfidat ligjore të pensionistëve në Kosovë”. Haxhiu ka thënë se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar në vend për të cilët, Haxhiu ka thënë se do përkushtohet edhe me shumë në Kuvend me anë të nismave për skemat pensionale. “Shumë […]
Haxhiu ka thënë se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar në vend për të cilët, Haxhiu ka thënë se do përkushtohet edhe me shumë në Kuvend me anë të nismave për skemat pensionale.
“Shumë e nderuar që sot isha pjesë e Konferencës virtuale “Sfidat ligjore të pensionistëve në Kosovë” si përfaqësuese jo vetëm e AAK së, por edhe e qindra pensionistëve kosovarë që padrejtësisht ende janë kategoria më e diskriminuar në vendin tonë.
Zotohem se përkushtimi im ndër vite në Kuvendin e Kosovës, përmes komisioneve, debateve në Kuvend dhe nismave ligjore për ndryshimin e ligjit për skemat pensionale për këta njerëz të mirë dhe kontributdhënës do të vazhdoj deri në jetësimin e kësaj të drejte themelore.”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook./Periskopi/













