Haradinaj: Synojmë që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvend dhe votim fizik në përfaqësitë diplomatike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj prezenton kandidaten për deputete Arbnore Hasani. Haradinaj theksoi se Hasani ka studiuar të drejtën komerciale, bankare dhe financiare në Universitetin e Gjenevës, atje ku ajo jeton dhe vepron që nga fëmijëria e hershme. “ Bashkëbiseduam për tema të ndryshme që preokupojnë […]
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj prezenton kandidaten për deputete Arbnore Hasani.
Haradinaj theksoi se Hasani ka studiuar të drejtën komerciale, bankare dhe financiare në Universitetin e Gjenevës, atje ku ajo jeton dhe vepron që nga fëmijëria e hershme.
“ Bashkëbiseduam për tema të ndryshme që preokupojnë bashkatdhetarët si dhe mundësitë që ofron Programi zgjedhor i Aleancës 2021 – 2025”, shkroi ai.
Kreu i AAK-së tha se angazhimi i Arbnores do të fokusohet në disa fusha specifike, sigurimin shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore të barabarta për të gjithë qytetarët, favorizimin e shkollave profesionale në Kosovë sipas modelit evropian dhe lidhjen e partneritetit të tyre me shkollat profesionale në Zvicër, ndryshimin e ligjeve në favor të investimeve që vijnë nga Diaspora, të cilat do të kenë status të veçantë.













