Haradinaj: Nuk kemi marrëveshje paraprake me Vetëvendosjen

I pari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për kandidaturën e tij për president. Por a synon Haradinaj që të marrë këtë post në bashkëpunim me Albin Kurtin. Haradinaj ka folur se kanë marrëveshje me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. “Nuk kemi marrëveshje paraprake me VV, termat e marrëveshjes i cakton qytetari. Kërkojmë vota […]
Haradinaj ka folur se kanë marrëveshje me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Nuk kemi marrëveshje paraprake me VV, termat e marrëveshjes i cakton qytetari. Kërkojmë vota për Aleancën, për Grupin Parlamentar. Synojmë rritjen e numrit të deputetëve”, u shpreh Haradinaj në Pressing.
Haradinaj tha se pret fitore të VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Sa i përket garës për kryeministër besoj e dinë të gjithë që Vetëvendosja është në përparësi prej partive tjera me fitu”, theksoi Haradinaj.
“Kandidatura ime për president lidhet me rrethanat në të cilat po kalon Kosova. Por edhe me një ekuilibër të demokracisë”, shtoi ai./Periskopi/












