Haradinaj: Nuk kanë me mujt me m’shti në konflikt me PDK’në

Kandidati për president, Ramush Haradinaj ka thënë se me deklarata nxitëse, nuk do të mund ta prish askush me PDK’në, transmeton Periskopi. ‘’Nuk kanë me mujt mem shti në konflikt me PDK’në, aq më pak përderisa ata janë në Hagë’’, ka thënë Haradinaj në një debat. Haradinaj ka komentuar deklaratën e Abelart Tahirit të PDK’së, […]
‘’Nuk kanë me mujt mem shti në konflikt me PDK’në, aq më pak përderisa ata janë në Hagë’’, ka thënë Haradinaj në një debat.
Haradinaj ka komentuar deklaratën e Abelart Tahirit të PDK’së, i cili tha se po përfundon koha e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt.
“E kam shumë mik Abelardin, ka qenë ministër në qeverinë time. Nuk kam ndonjë koment. Këto janë kohë fushatash”, thotë Haradinaj.
“Enveri ishte zëvendëskryeministër i imi, Abelardi ministër i imi. Unë palë e kam pasë Hashimin e Kadrinë, s’i kam pasur këta”, theksoi i pari i AAK’së.
“Nuk i kuptoj as ata, nuk fitojnë vota duke u marrë me mu’./PERISKOPI/












