Haradinaj në Pejë: Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia, ajo e ka Forcën e vet

Haradinaj në Pejë: Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia, ajo e ka Forcën e vet

Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Pejën, ku ka mbajtur katër takime të ndara me strukturat e nëndegëve të këtij bastioni të Aleancës. Takimi i parë është mbajtur në Pejë me nëndegët e qytetit, i dyti në Fierzë me nëndegët e Podgurit, i treti në Zahaq me nëndegët e […]

Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Pejën, ku ka mbajtur katër takime të ndara me strukturat e nëndegëve të këtij bastioni të Aleancës.

Takimi i parë është mbajtur në Pejë me nëndegët e qytetit, i dyti në Fierzë me nëndegët e Podgurit, i treti në Zahaq me nëndegët e Lugut të Leshanit dhe Lugut të Drinit dhe ka përmbyllur takimet në Nepole, ku ishin mbledhur nëndegët e Lugut të Baranit.

Në takime përpos Haradinajt, kanë folur edhe kandidatët për deputetë nga lista e AAK-së që vijnë nga kjo komunë. Haradinaj ka potencuar se gjatë qeverisjes, Aleanca i dha vendit ndryshimin me vendimet dhe zgjidhjen e shumë problemeve.

“Ushtria, Trepça, pavarësia energjetike, e shumë ligje e tema që kishin mbetur pezull për dy dekada, janë në listën e punëve të kryera që mbajnë vulën e Aleancës. Prandaj, ka shumë arsye që me 14 shkurt të votohet Aleanca”, ka deklaruar Haradinaj.

Më tej, Haradinaj ka njoftuar se strukturave të Aleancës në Pejë, iu garantoi se ne nuk do të lejojnë që Kosova të mbetet e rrethuar dhe e bllokuar nga Serbia, pasi që në mungesë të zgjidhjes për antarësim në NATO, Aleanca do të vazhdojë me referendumin për bashkim me Shqipërinë.

“Nuk do të lejojmë rënien e mëtutjeshme ekonomike, pasi që kemi një program të saktë e të qartë që përmban shumë instrumente që stimulojnë zhvillimin, krijojnë vende pune, e prej tyre edhe Fondi 1 miliardësh, që si ide po përqafohet edhe nga të tjerët”, ka shkruar kreu i AAK-së në rrjetin social Facebook.

Në fund, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia, ajo e ka Forcën e vet.

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2414267322031001/?d=n

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?