Haradinaj: Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua

Haradinaj: Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua

Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se ka dashur t’i thotë Kurtit që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt. “Unë ja kam thënë Kurtit dhe do t’ia them gjithmonë. Vjosa Osmani atë ditë ka bërë një gabim […]

Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se ka dashur t’i thotë Kurtit që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt.

“Unë ja kam thënë Kurtit dhe do t’ia them gjithmonë. Vjosa Osmani atë ditë ka bërë një gabim që nuk ia ka dhënë fjalën Daut Haradianjt, dhe nga ajo ditë unë asnjëherë nuk i kam shkuar në zyre. Unë kam dashur të replikojë, kam dashur t’i them Kurtit që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt, as demarkimin me Malin e Zi nuk e kemi bërë ne”, deklaroi Haradinaj.

“Këkesa jonë e qartë është realizu dhe ka hyrë në ligj. Ata duhet me i ndihmu AAK-së me u kthy kufiri ku ka qenë. Nuk duhet për një grusht votash të sulmohet AAK-ja për demarkacionin. Ai më ka quajtur mercenar dhe une e kam quajtur dezertor. Unë e di që ka qenë në tension por s’mund ta fyesh askënd”, shtoi tutje ai në DebatPernime.

Ai tutje u shprejh se nëse Kurti do të jetë kryeministër dhe Haradinaj president do të zgjidhet problemi i demarkimit dhe kufiri do të kthehet ku ka qenë. Tutje, Daut Haradinaj foli edhe për familjen Gërvalla dhe për deklratat e Donika Gërvallës.

“Kam respekt për familjen Gervalla. Unë kam qenë komandat i brigadës së babait të Donika Gervallës. Beogradi më konsideron kriminel, porse Donika është koritë me mua, nëse ajo ka prova që kam bërë krim, le të shkojë në vendin e duhur. S’duhet të maltretohet populli më me akuza politike. Më akuzonin për kazino, dhe kur erdhi puna për ligjin për kazino, mezi i kam bërë deputetët që të votohet ligji”, potencoi Daut Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?