Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Asnjë nga opsionet e kompromisit nuk është ideal

Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Asnjë nga opsionet e kompromisit nuk është ideal

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (International Crisis Group -ICG), rekomandon që Brukseli të fokusohet në inkurajimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja inkurajohet gjithashtu nga ICG që të nxisë dialogun me Kosovën. Raporti i ICG, që pritet të bëhet i tëri publik gjatë ditës, përmban 27 faqe dhe është ndarë në pesë pjesë mes të […]

BE-ja inkurajohet gjithashtu nga ICG që të nxisë dialogun me Kosovën.

Raporti i ICG, që pritet të bëhet i tëri publik gjatë ditës, përmban 27 faqe dhe është ndarë në pesë pjesë mes të cilave flitet për rolin e BE-së në bisedimet për çështjet teknike, si e shohin Prishtina dhe Beogradi çështjen dhe tri opsionet politike, përcjell dw.

Pavarësia e Kosovës është konflikti kryesor, thuhet në raport.

“Duke filluar që nga viti 2006, Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar herë pas here bisedime për normalizimin e marrëdhënieve. Ata kanë rënë dakord në shumë pika, por nuk bien dakord në çështjen më të rëndësishme që i ndan: pavarësinë e Kosovës”, thuhet në raport.

Pas vitit 2011, ndërmjetësimi i BE, solli arritjen e marrëveshjeve në çështjet teknike, por dështoi në çështjet kryesore të konfliktit politik, vlerëson raporti duke kujtuar se “në vitin 2018, presidentët e të dy vendeve skicuan pikat kryesore për arritjen e një marrëveshje që bazohej në këmbimin e territoreve, e cila u hodh poshtë pasi u kundërshtua si nga brenda vetë vendeve ashtu edhe nga BE”.

Duke vazhduar më tej po me histori raporti thotë se, dialogu i kryesuar nga BE-ja rifilloi në korrik 2020, dhe Washingtoni nisi një përpjekje paralele, por shtysa e re diplomatike ka hasur vështirësi të mëdha.

Ndërkohë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq duket i interesuar për të arritur një marrëveshje, kolegu i tij kosovar po përballet me akuza për krime lufte, duke e lënë qeverinë e Prishtinës në kaos dhe pa ndonjë përkrahës të spikatur për arritjen e marrëveshjes”, thuhet më tej.

Takimi në shtator në Shtëpinë e Bardhë, u pa të ishte një takim me vlerë simbolike, thuhet më tej duke theksuar se “Një marrëveshje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse Beogradi dhe Prishtina ndryshojnë qëndrimet e deritanishme”.

Kushtetuta e Serbisë kërkon që çdo lloj marrëveshjeje që do të pranonte pavarësinë e Kosovës të aprovohet me referendum, por udhëheqja politike nuk ka bërë asgjë për të përgatitur votuesit për kompromisin që kërkohet për të arritur marrëveshjen, thotë raporti i cili vazhdon duke shpjeguar se “Kosovës nuk i duhet një gjë e tillë, por udhëheqësit e Kosovës mund të kërkojnë që marrëveshja të votohet në mënyrë që të legjitimohet, dhe kjo do të kërkonte përgatitjen e publikut kosovar për të bërë lëshimet e nevojshme”.

Opsione për kompromis

Mundësitë me të cilat mund të arrihet tek kompromisi janë tri: E para bazohet në ëmbëlsimin e Serbisë, e cila do të merrte mbështetjen e donatorëve për zhvillimin dhe anëtarësimin në BE, si shpërblim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. E dyta do  të ishte që Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës, si këmbim për krijimin e zonave të reja autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë. Dhe opsioni i tretë do të ishte këmbimi i territoreve, siç e parashihte projektmarrëveshja e vitit 2018.

“Asnjë nga këto opsione nuk është ideal” pranon raporti ku thuhet se “Aktualisht, Brukseli duhet të fokusohet në inkurajimin e negociatave në të cilat palët do të ishin të lira të gjenin zgjidhje që do ishin në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare”.

Si BE ashtu edhe SHBA duhet të luajnë rolin e tyre, thuhet në raport. BE-ja duhet të shohë a mund të ndryshojë qëndrimin duke vendosur si qëllim të qartë arritjen e marrëveshjes finale bazuar në njohjen reciproke (gjë që nuk e pranojnë pesë vendet e BE nuk që nuk e njohin Kosovën) dhe të bëjë të qartë se mediatorët e BE-së nuk do t’i shmangen diskutimeve, si për autonomi ashtu edhe për këmbime territori, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Kurse SHBA nga ana e saj duhet të punojë me qeverinë e Kosovës për të zhvilluar një strategji bisedimesh, bazuar në mirëkuptimin që njohja është e mundur, por duke pranuar kushte të caktuara, thuhet në raport.

“Partnerët e Kosovës duhet të përgatiten për mundësitë që bisedimet të vazhdojnë pa sjellë ndonjë zgjidhje. Në këto rrethana strategjia më e mirë mund të ishte hapja që do t’i krijonte mundësinë Kosovës të vazhdonte integrimin në institucionet ndërkombëtare dhe të vendoste lidhjet ekonomike, politike dhe të sigurisë me pjesën tjetër të botës. Ata mund të dërgojnë në Prishtinë një pjesë më të madhe të investimeve dhe ndihmave për Ballkanin. Kjo do t’i kujtonte Beogradit se nuk ka në dorë veton e përhershme mbi të ardhmen e Kosovës”, shkruan Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin për dialogun Prishtinë-Beograd.

Grupi i Krizave, një organizatë e pavarur ndërkombëtare, me qendër në Bruksel ka 120 anëtarë në të gjithë botën, që përpiqen nëpërmjet analizave dhe avokatisë të parandalojnë konfliktet dhe të zgjidhin konfliktet e mbetura pezull.

Nga emrat e politikanëve që janë marrë me konfliktin Kosovë- Serbi janë Carld Bild, ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e Lartë e BE për politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë dhe George Soros, themeluesi i fondacionit për Shoqëri të Hapur, që të tre anëtarë të bordit të kryesimit të Grupit të Krizave. Në listën e këshilltarëve ndodhet edhe emri i Marti Ahtisaarit, ish-rezidenti finlandez dhe ish i ngarkuari special për Kosovën.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?