Gjykata merr vendim për policin Shkumbin Jashari që akuzohej për përvetësimin e kuletës me 2 mijë euro

Gjykata merr vendim për policin Shkumbin Jashari që akuzohej për përvetësimin e kuletës me 2 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shkumbin Jasharit për  përvetësim të kundërligjshëm të pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Për këtë vepër penale, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Isuf Makolli, të njëjtin e ka dënuar me 6 muaj burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha […]

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shkumbin Jasharit për  përvetësim të kundërligjshëm të pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Për këtë vepër penale, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Isuf Makolli, të njëjtin e ka dënuar me 6 muaj burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, me pëlqimin e të akuzuarit, ky dënim me burgim mund t’i zëvendësohet me gjobë.

Kurse, për  veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës”, gjykata e ka liruar nga akuza pasi sipas trupit gjykues nuk është provuar se e ka kryer këtë vepër penale.

Gjithashtu, gjykata ka refuzuar propozimin e prokurorit që ndaj tanimë të dënuarit nga shkalla e parë të shqiptohet dënimi plotësues, respektivisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Sipas aktakuzës së ngritur me 6 maj 2019,  me datë 29 mars 2019,  Shkumbin Jashari, rreth orës 00:55, në cilësinë e personit zyrtar, polic i Kosovës, gjatë kontrollit të kryer në biznesin “Las Vegas 2”, i cili gjendet në lokacionin tek QMI, fillimisht zbërthen zingjirin e jaknës së uniformës policore, shfrytëzon rastin merr kuletën me para, e cila ishte e vendosur në banak të lokalit dhe e fut brenda jaknës, me të cilën ishte i ngarkuar punëtori i kazinos, tani i dëmtuari Alban Qerkini, e më pastaj vazhdon kontrollimin e lokalit, me c’rast të dëmtuarin i shkakton dëm në vlerë prej 2000 euro.

Tutje, dispozitivi i dytë i akuzës thotë se me 4 prill 2019, gjatë kontrollit të kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në punëtorinë e të pandehurit, që gjendet në rrugën “Lulzim Jashari”, në Fushë Kosovë, i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore e tipit Diana, model 25, si dhe 17 copë fishekë të llojeve të ndryshme të kalibrit 9x9mm, një palë pranga dhe një karikator, të cilat i mbante paautorizim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?