Gjoshi i PDK-së: VV-në e mundim në zgjedhje me apo pa Albin Kurtin në listë

Gjoshi i PDK-së: VV-në e mundim në zgjedhje me apo pa Albin Kurtin në listë

Betim Gjoshi nga PDK-ja që ka qenë edhe anëtar i KQZ-së ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetueses vetëm sa ka forcuar Ligjin për Zgjedhje. Ai ka thënë se KQZ ka vepruar drejt në moscertifikimin e disa kandidatëve që kanë problem me ligjin duke thënë se padrejtësisht u ushtrua presion mbi këtë institucion. […]

Ai ka thënë se KQZ ka vepruar drejt në moscertifikimin e disa kandidatëve që kanë problem me ligjin duke thënë se padrejtësisht u ushtrua presion mbi këtë institucion.

Megjithatë, opsionin e bojkotimit të zgjedhjeve nga Vetëvendosje Gjoshi nuk e pëlqen. Ai është i bindur se me këdo që vendos në listë kjo parti, PDK-ja do ta mposhtë.

“Ne si PDK nuk duam që askush të privohet prej zgjedhjeve. Ata i mirëpresim në garë dhe do të mundim me punën tonë dhe angazhimin përmes planit për rimëkëmbje, me deputetët e mirë që i kemi dhe s’kanë probleme me ligjin dhe me kriteret që i kemi vendosur në të kaluarën”.

“Nëse ata (Vetëvendosje) vendosin për rrugën e bojkotit atëherë na japin neve të gjithëve një pasqyrë se ka qenë një skenar shumë më herët i përgatitur nga ana e tyre që të vijë deri te kjo situatë ku ata të mos marrin pjesë sepse nuk kanë gatishmëri dhe as nuk do të kenë shancë me qeverisë në qeverinë e ardhshme dhe kështu për t’i arsyetuar ato sondazhet e fabrikuara ndoshta i mbetet rruga e fundit kjo, por unë s’e besoj. Dëshira jonë si PDK do të ishte që ata të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Neve nuk na pengon kënd e kanë në listë në aspektin politik sepse edhe ashtu kur e kanë pasë në listë Albinin e Albulenën dhe të tjerët i kemi mundur ja pesë-gjashtë herë në zgjedhje. Kështu që s’e kemi problem me i mund prapë. Ne jemi të përgatitur që këdo që ata e fusin në listë ne të hymë në proces zgjedhor, por e kemi parë një situatë në Kosovë që për mua si qytetar ka qenë e frikshme” tha Gjoshi në Klan Kosova.

Gjoshi në Info Magazine përsëriti se dy qeveritë, Kurti dhe Hoti, nuk kanë ditur të menaxhojnë me pandeminë dhe me politikën e jashtme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?