Gjoshi i PDK-së: Osmanit i lejohet ta shkarkojë Dakën vetëm në diktaturë

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së. Betim Gjoshi, e ka cilësuar si tentim për anarki mundësinë e shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, nga ana e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani. Gjoshi, njëherësh edhe ish-përfaqësues i PDK-së në KQZ për 10 vite, ka deklaruar se tendenca të këtilla e sulmojnë rëndë rendin […]
Gjoshi, njëherësh edhe ish-përfaqësues i PDK-së në KQZ për 10 vite, ka deklaruar se tendenca të këtilla e sulmojnë rëndë rendin kushtetues të vendit.
“Ekzistojnë një grup njerëzish që kërkojnë me çdo kusht anarki ndaj rendit dhe ligjit, me qëllimin e vetëm për të fituar një grusht vota më shumë. Unë sot e kam ndi vetën jashtëzakonisht keq. Dje dhe sot është sulmuar rëndë rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Njeri i vetëm që po e mbron demokracinë në këtë vend është kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka”, ka deklaruar Gjoshi në T7.
Ai është pyetur edhe nëse ka të drejtë që Osmani ta shkarkojë Dakën, i cili ka thënë se një gjë e tillë lejohet vetëm në vende diktatoriale.












