Gjashtë subjekte politike dorëzojnë tetë ankesa në PZAP

Gjashtë subjekte politike dorëzojnë tetë ankesa në PZAP

Gjashtë subjekte politike kanë dorëzuar tetë apele në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas moscertifikimit nga ana e KQZ-së të subjektit, apo listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në mesin e partive që janë ankuar janë edhe AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate të cilat kanë paraqitur apele për moscertifikimin e […]

Gjashtë subjekte politike kanë dorëzuar tetë apele në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas moscertifikimit nga ana e KQZ-së të subjektit, apo listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në mesin e partive që janë ankuar janë edhe AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate të cilat kanë paraqitur apele për moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik. Partia e Ashkalive për Integrim – Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë për pjesëmarrje në zgjedhje. PREBK, për shkak te mos certifikimit të një kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Për shkak mos certifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik. Nisma Socialdemokrate – Për shkak mos certifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik”, tha Desku për klankosova.tv.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e djeshme maratonike, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në listat garuese të cilët kanë pasur dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, gjatë ditës së djeshme, deklaroi se PZAP ka afat prej 72 orësh për të vendosur lidhur me ankesat e mundshme të cilat mund të paraqiten nga partitë politike.

“Pas paraqitjes së ankesave të mundshme PZAP ka afat prej 72 orësh për të vendosur lidhur me ankesat të cilat paraqiten dhe sigurisht se ne si KQZ do të presim për vendimmarrjen e këtij institucioni’’, ka deklaruar Elezi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?