Gecaj i qepon rëndë Kurtit pas ikjes nga Veriu: Ishte i pamëshirshëm me policinë nga e cila u mbrojt

Anëtari i LDK’së, Bajram Gecaj me anë të një shkrimi në Facebook i ka kujtuar Albin Kurtit kohën kur sulmonte Policinë e Kosovë. Reagimi i Gecajt vjen pasi dje gjatë ditës, Kurtit dhe Vjosa Osmanit iu ndalua vizita në Veri të Mitrovicës nga një grup i serbëve, shkruan Periskopi. Gecaj për këtë ka thënë se […]
Reagimi i Gecajt vjen pasi dje gjatë ditës, Kurtit dhe Vjosa Osmanit iu ndalua vizita në Veri të Mitrovicës nga një grup i serbëve, shkruan Periskopi.
Gecaj për këtë ka thënë se Kurti dje u struk si struc.
“A ju kujtohet se si i qitshin dhëmbët gaca kur e sulmonte Policinë e Kosovës, ndërsa nga serbët e veriut u struk dje si struci dhe hyri shpejt e me vrap në veturë. Madje na rrezikoi edhe “shkëlqesinë” e saj ushtruese. Megjithatë, dje e mbrojtën mu ata policë të cilët i kishte sulmuar pamëshirshëm me Brigadat e tij të Kuqe!”, ka shkruar ai./Periskopi/













