Gashi: PDK’ja është trashëgimtare natyrale e UÇK’së

Kujtim Gashi kandidati për deputet nga PDK’ja, ka përsëritur se trashëgimtare e UÇK’së është partia e tij. Gashi ka thënë se PDK’ja është trashëgimtare natyrale e UÇK’së dhe se të tjerët janë pas tyre. “Trashëgimtarja natyrale është PDK ja dhe ka qenë në vazhdimësi dhe në listën e saj ka njerëz që janë themelues të […]
Gashi ka thënë se PDK’ja është trashëgimtare natyrale e UÇK’së dhe se të tjerët janë pas tyre.
“Trashëgimtarja natyrale është PDK ja dhe ka qenë në vazhdimësi dhe në listën e saj ka njerëz që janë themelues të UÇK’së. PDK në vazhdimësi ka qenë subjekt politik që i ka ruajtur me fanatizëm vlerat e UCK’së, nëse të tjerë mendojnë që duhet të jemi bashkë ata duhet të jenë pas PDK’së.”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.












