Futja ilegale e vaksinave anti COVID në veri ende po hetohet, personeli mjekësor proteston

Prokuroria Themelore në Mitrovicë është duke vijuar hetimet lidhur me futjen ilegale të vaksinave anti COVID në veri të vendit. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni ka thënë se Prokuroria ende është në fazën e mbledhjes së informacioneve. “Pas informacioneve të pranuara dhe raporteve në media lidhur me futjen potenciale të vaksinave anti […]

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni ka thënë se Prokuroria ende është në fazën e mbledhjes së informacioneve.

“Pas informacioneve të pranuara dhe raporteve në media lidhur me futjen potenciale të vaksinave anti COVID në pjesën veriore të Kosovës pa përfillur dispozitat e zbatueshme ligjore, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, janë duke mbledhur informacione për të vlerësuar nëse vaksinat janë sjellë në Kosovë, si dhe nëse importimi i tyre është bërë në pajtim me protokollet përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik dhe kërkesat ligjore që rregullojnë këto çështje”, ka thënë Preteni, shkruan KP.

Ndërsa kundër këtij procesi hetimor sot ka dalë personeli mjekësor në veri të vendit të cilët protestuan sot para Spitalit të Mitrovicës të veriut dhe Prokurorisë Themelore.

“Pse ata nuk na lejojnë të luftojmë COVID-19”, “Ndaloni gjuetinë ndaj mantelbardhëve”, “Mjekët konsiderohen heronj në të gjithë botën, ndërsa në Prishtine konsiderohen kriminelë”, ishin parullat të cilat i mbajtën në duar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?