Fushë Kosovë: Shpërthejnë fishekzjarret në një kontejner, lëndohen tre fëmijë

Tre fëmijë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve që i kanë gjetur në një kontejner të mbeturinave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë rreth orës 15:20. “Fushë Kosovë 24.01.2021-15:20. Raportohet se tre fëmijë dy meshkuj dhe një femër kosovare […]
Tre fëmijë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve që i kanë gjetur në një kontejner të mbeturinave.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë rreth orës 15:20.
“Fushë Kosovë 24.01.2021-15:20. Raportohet se tre fëmijë dy meshkuj dhe një femër kosovare kishin pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të disa fishekzjarrëve që i kishin gjetur në një kontejner të mbeturinave. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK”, shkruhet në raportin e policisë.












