Fshatrat e Rugovës pa rrymë që gati 40 ditë

Fshatrat e Rugovës pa rrymë që gati 40 ditë

Tash e disa javë, fshatrat e Rugovës kanë mbetur pa energji elektrike. Me reduktime të rrymës, kjo trevë përballet çdo dimër, por kësaj radhe, situata është rënduar. Në secilin fshat, qetësia është zëvendësuar me zhurmën e gjeneratorëve, të cilët nga djegia e madhe e derivateve për të prodhuar energji elektrike janë duke e ndotur edhe […]

Me reduktime të rrymës, kjo trevë përballet çdo dimër, por kësaj radhe, situata është rënduar. Në secilin fshat, qetësia është zëvendësuar me zhurmën e gjeneratorëve, të cilët nga djegia e madhe e derivateve për të prodhuar energji elektrike janë duke e ndotur edhe ajrin.

“Rryma faktikisht na ka ikë diku para vitit të ri. Pothuajse gati 40 ditë tani po bëhen që nuk kemi rrymë. Vështirësitë janë të shumta. Përmirësim të gjendjes nuk ka. Gjithnjë janë premtimet, si çdo vit. Por sivjet është tejkaluar tej mase një situatë e tillë dhe kjo sivjet e ka arritur kulmin. Duke e parë që gjendja nuk po përmirësohet me furnizim me rrymë, kemi shpenzime enorme të derivateve për gjeneratorë të rrymës”, ka thënë Ylber Rudi, pronar i një biznesi familjar në fshatin Bogë, raporton Koha.

Rugovasit ankohen se çdo vit, veçanërisht gjatë dimrit, po përsëritet e njëjta gjë me mungesë të rrymës në 14 fshatrat e kësaj treve, të cilave u vjen rryma një ditë a dy, e pastaj nga disa javë e muaj nuk kanë.

Selim Xhevukaj, banor i fshatit Kuqishtë, tregon se rrymë nuk kanë pasur për asnjë orë në këtë fshat një javë para vitit të ri dhe deri më 10 janar.

Pastaj, siç thotë ai, KEDS-i ka bërë disa riparime në disa shtylla, por rrjeti ka rënë sërish.

“Kjo çka po ndodhë me rrymë në Rugovë çdo vit është katastrofë. Nuk ka përmirësim të gjendjes, por secilin vit sa vjen e rëndohet. Rugova në 20 vjetët e pasluftës kurrë nuk është rehatuar me rrymë. Madje dimrit kemi probleme të mëdha”, ka thënë Xhevukaj.

Treva e Rugovës është elektrifikuar në vitin 1983 dhe që atëherë rrjeti është vjetërsuar dhe amortizuar aq shumë, sa nuk i përballon më erës, borës e as shiut.

Në infrastrukturën e vjetruar të këtij rrjeti elektrik janë bërë disa ndërhyrje të kohëpaskohshme nga KEDS-i, por sipas banorëve, ato kanë qenë kryesisht raste emergjente. Një ndërhyrje e tillë është bërë edhe të mërkurën nga ekipet e KEDS-it. Për problemet e vazhdueshme të rugovasve me mungesë të energjisë elektrike, KOHA iu ka drejtuar edhe KEDS-it, por nuk ka marrë përgjigje.

“Këto intervenime urgjente janë të pamjaftueshme për ta përmirësuar gjendjen me të cilën po përballet kjo trevë. Ne nuk e kuptojmë KEDS-in pse nuk intervenon verës, që të pastrojë linjat e rrymës dhe t’i ndërrojë shtyllat e vjetra, që janë kalbur dhe mbahen nga kabllot e rrymës. Pra, KEDS-i përkujdeset vetëm kur ka raste urgjente, por jo që rrjeti të përmirësohet dhe të sanohen dëmet gjatë sezonit të verës dhe dimrit të kemi rrymë, por e lënë kështu me vite, gjatë sezonit të dimrit”, ka thënë Agron Nikçi, kryetar i Bashkësisë Territoriale “Rugova I”, që mbulon shtatë fshatrat e poshtme të Rugovës.

Kjo gjendje, sipas tij, nuk mund të vazhdojë kësisoj. Ai thotë se KEDS-i duhet ta bëjë një plan strategjik për trevën e Rugovës. Në të kundërtën, si ka paralajmëruar ai, rrezikohen ekzistenca e bizneseve familjare dhe zhvillimi i turizmit në Rugovë.

“Çdo dimër po vjen duke u rënduar çdoherë e më shumë, për shkak të rrjetit të dobësuar e të vjetruar. Në ato vende ku jetohet dhe bëhet turizëm, duhet rryma me qenë e qëndrueshme, sepse ajo është primare për zhvillimin e turizmit. Pa rrymë nuk ka zhvillim të turizmit të mirëfilltë. Në Rugovë, me këtë rrjet që kemi, nuk ka kurrfarë mundësie me zhvillu turizëm, e as me qenë ne të suksesshëm. Të gjithë ne do të dështojmë”, ka thënë Nikçi, që njëkohësisht është pronar i një biznesi familjar në fshatin Shtupeq i Madh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?