Frikësuese: Dhjetëfishohet në Portugali e djathta ekstreme populiste

Presidenti i së djathtës së qendrës, Marcelo Robelo de Sousa, ka arritur t’i fitojë zgjedhjet pas krizës së thellë të koronavirusit që i rriti votat edhe për kandidatin e së djathtës ekstreme. Robelo de Sousa, që pritej t’i fitonte zgjedhjet lehtësisht, i mori 60.7% të votave. Kundër-kandidatja socialiste Ana Gomes doli e dyta me 12.9 […]
Robelo de Sousa, që pritej t’i fitonte zgjedhjet lehtësisht, i mori 60.7% të votave.
Kundër-kandidatja socialiste Ana Gomes doli e dyta me 12.9 për qind të votave, por në vendin e tretë me fare pak dallim ishte i djathti ekstrem Andre Ventura, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
38 vjeçari i partisë populiste Chega – që do të thotë “Mjaft” nga portugalishtja – kishte thënë që po garonte “për ta shtypur të majtën”.
Portugalia nuk ka parë ngritjen e partive anti-establishment si në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Ventura – që është aleat i Marine Le Penit të Francës dhe Matteo Salvinit të Italisë – i kishte siguruar të parën dhe të vetmen ulëse parlamentare partisë së tij në zgjedhjet legjislative të 2019-s, duke i fituar 70 mijë vota ose 1,3 për qind.
Por, në zgjedhjet e së dieles ai e dhjetëfishoi rezultatin zgjedhor duke shkuar në 11,9 për qind, me gati 500 mijë vota. /Periskopi












