Flet gruaja që e sulmoi burri veç pse tha se i pëlqen Sinan Hoxha

Flet gruaja që e sulmoi burri veç pse tha se i pëlqen Sinan Hoxha

Liljana Bakalli tregon se Sinan Hoxha ishte thjesht pretekst sepse bashkëshorti është shumë xheloz dhe e dhunon vazhdimisht. Konflikti ka ndodhur në 1 janar, kur gjatë darkës në familje, në ekran është shfaqur këngëtari Sinan Hoxha. Liljana Bakalli rrëfen për “Shqipëria live” se Saimiri, bashkëshorti i saj shpesh ka qenë i dhunshëm me të: “Gjithmonë […]

Liljana Bakalli tregon se Sinan Hoxha ishte thjesht pretekst sepse bashkëshorti është shumë xheloz dhe e dhunon vazhdimisht.

Konflikti ka ndodhur në 1 janar, kur gjatë darkës në familje, në ekran është shfaqur këngëtari Sinan Hoxha.

Liljana Bakalli rrëfen për “Shqipëria live” se Saimiri, bashkëshorti i saj shpesh ka qenë i dhunshëm me të: “Gjithmonë ka qenë xheloz. Mund të bëhet xheloz për këdo. Më pëlqente muzika popullore dhe prandaj e doja televizionin te ai. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin”.

Madje, Liljana pas debatit ka tentuar të vrasë veten: “Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët”.

Rrëfen se Saimiri u përpoq “t’ia kthente me të njëjtën monedhë”: “Po shihte Për’puthen dhe më tha unë jam i ri dhe mund të shoh prapë femra”.

Por dhuna në familje ka nisur që herët. “Edhe në 2011 kur kam lindur djalin e madh jam dhunuar. Kam bërë edhe denoncime të tjera. Në 2020, në shkurt ose mars kam bërë denoncim dhunë në familje. Por mendova për dy fëmijët dhe shkova thashë kam bërë denoncim të rremë. Edhe ndaj djalit të madh, Saimiri ka ushtruar dhunë. Kam pasur dëmtime fizike, duart, gishtat e thyer”

Liljana është 25 vjeçe dhe ka 10 vite e martuar me Saimirin, por sipas saj tashmë nuk do që të bashkohet më me bashkëshortin. Më parë, 25-vjeçarja e ka denoncuar tre herë bashkëshortin por në të gjitha rastet, ka tërhequr denoncimin duke lejuar përsëritjen e dhunës në familje.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya