Ferat Shala i PDK’së viziton Parkun e Biznesit në Drenas: Njerëzit e suksesshëm, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së Ferat Shala ka vazhduar me takimin tjetër të radhës, në Parkun e Biznesit në Drenas. Ai ka vizituar Wintech Shpk, që sipas tij është një sukses story në ekonominë kosovare. Sipas tij “njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë […]
Ai ka vizituar Wintech Shpk, që sipas tij është një sukses story në ekonominë kosovare.
Sipas tij “njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Statusi i tij:
Sot vizituam fabrikën Ëintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku u pritëm nga drejtori, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Wintech Shpk është një success story në ekonominë kosovare. Prodhimet e Ëintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë. Produktet e Ëintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së. Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Ëintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës.












