Faton Abdullahu i quan tërrpianë politikë Kurtin dhe Osmanin: Kishin tërrpi për simpati e vota

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Faton Abdullahu, ka shkruar rreth ngjarjes se djeshme në veri të Mitrovicës, ku u dëbuan nga dhjetëra serb, lideri i VV’së dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani. Abdullahu ka thënë se aventura në veri të vendit nga Kurti dhe Osmani është rreziku që na pret çdo kund në […]
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Faton Abdullahu, ka shkruar rreth ngjarjes se djeshme në veri të Mitrovicës, ku u dëbuan nga dhjetëra serb, lideri i VV’së dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani.
Abdullahu ka thënë se aventura në veri të vendit nga Kurti dhe Osmani është rreziku që na pret çdo kund në Kosovë.
Më poshtë mund ti lexoni edhe pikat e tjera që Abdullahu ka ngritur përmes, Facebook’ut.
Statusi i plotë:
Aventura në veri – rreziku që po na pret gjithkund në Kosovë
1) Presidentja (ud), e përzgjedh kryetarin e një partie, në këtë rast z. Kurti, për ta vizitu veriun e vendit. Pse ? Që të fitoj poena politik në prag të zgjedhjeve.
2) Nëse nuk kanë shku për fushatë në prag të zgjedhjeve pse kanë shku pra? A do të zbulohet më vonë, apo do ta mbajnë msheftësi ? Apo thjeshtë është një budallaki politike e radhës.
3) A po i ndihmon Osmani Kurtit VV-së që ta mbaj vijën e përzgjedhur – të mos bëj fushatë sepse është e para – e në anën tjetër me këtë aventurë të bëjë bujë për ta eklipsuar fushatën e të tjerëve.
4) Për këtë fushatë, për këtë qëllim Presidentja (ud) për vete dhe për Kurtin e përdorë policinë e Kosovës të cilën e vë në rrezik ne emër të interesave partiake. Marre.
5) Kryetari i VV-së që ka bo hygjym me ç’kap shtetin do me kap bashkë me Presidenten (ud) veriun e vendit që mandej me çkap – kanë harru që atje bukës i thojnë ‘hleb’
6) Ja kanë mësy këta të dy të frustëruar politikisht me vizitu veriun gjithonë problematik, pa kurfarë qëllimi,synimi apo strategjie dhe më e rëndësishmja, pa ma të voglin koordinim me SHBA-t, apo me Brukselin.
7) Për aq sa lexohet dhe kuptohet drejtë kjo tërpi politike e Kurtit dhe Osmanit për aq do të rrjedhin votat gjetiu e jo për këtë tandem të dalldisur politik.
8. Tërpia për të përfitu simpati e vota elektorale në këtë fushatë Znj Osmani dhe Z Kurti i shtyri ta harrojnë atë që bëjnë serbët zakonisht suksesshëm duke u viktimizuar para Brukselit.












