Fatmir Limaj: I thash Enver Hoxhajt- “Jam i gatshëm të mos kandidoj për deputet”

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mosbashkëpunimin e partisë së tij dhe PDK-së, në këto zgjedhje. Limaj, tha se ka pranuar qindra, mijëra, telefonata, nga bashkëluftëtarë, që janë të PDK-së, dhe janë shprehur të dëshpëruar, që nuk kanë bashkëpunuar këto dy parti. “Jam i gatshëm të mos kandidoj për deputet”, tha Limaj […]
Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mosbashkëpunimin e partisë së tij dhe PDK-së, në këto zgjedhje.
Limaj, tha se ka pranuar qindra, mijëra, telefonata, nga bashkëluftëtarë, që janë të PDK-së, dhe janë shprehur të dëshpëruar, që nuk kanë bashkëpunuar këto dy parti.
“Jam i gatshëm të mos kandidoj për deputet”, tha Limaj gjithashtu.
“Ne kemi pranuar qindra telefonata, ku kemi marrë përkrahje për bashkëpunim. Ka raste ku jemi takuar edhe unë me bashkëluftëtarët, ku ka pasur kërkesë për bashkëpunim, njerëzit në terren e kanë përjetuar rëndë këtë situatë. Ka tendencë, ka qindra, mijëra njerëz në terren që janë dëshpëruar”, tha Limaj në Debat Plus.












