Facebook ndërpret një bisedë online të Netanyahut

Facebook ndërpret një bisedë online të Netanyahut

Facebook tha se ka ndërprerë një bisedë online në faqen e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për, siç tha, shkelje të politikave të rrjetit social. Postimi u kërkoi ndjekësve të ofrojnë detaje të miqve dhe të afërmve të tyre, të moshës 60 vjeç e lart, të cilët nuk e kanë marrë ende vaksinën kundër koronavirusit. Në […]

Postimi u kërkoi ndjekësve të ofrojnë detaje të miqve dhe të afërmve të tyre, të moshës 60 vjeç e lart, të cilët nuk e kanë marrë ende vaksinën kundër koronavirusit.

Në të thuhej se Netanyahu mund t’i thërrasë për t’i bindur ata.

Facebook tha se kërkesa e tillë shkel politikën në lidhje me të dhënat private mjekësore.

“Në përputhje me politikën tonë të privatësisë, ne nuk lejojmë përmbajtje që ndan ose kërkon informacione mjekësore të njerëzve”, tha Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që llogaria e Netanyahut në Facebook ka probleme me shkelje të rregullave.

Në prag dhe gjatë zgjedhjeve të shtatorit 2017, biseda online e Netanyahut është pezulluar dy herë – herën e parë për gjuhë të urrejtjes, pasi, sipas Facebook-ut, ka pasur mesazhe si: “Arabët që duan të na shkatërrojnë të gjithëve”, dhe herën e dytë për shkelje të ligjit lokal zgjedhor, pas publikimit të sondazheve derisa votimi ishte ende në proces.

Polemikat e fundit vijnë në kohën kur Izraeli, me programin më të shpejtë në botë të vaksinimit kundër koronavirusit, e ka shtrirë atë te moshat 16 deri në 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka thënë se më shumë se një e katërta e popullsisë izraelite – prej 9 milionë banorësh – ka marrë së paku një dozë të vaksinës Pfizer që nga 19 dhjetori./rel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?