Enver Hoxhaj: Mos bieni në kurthin e telenovelës turke të Albin Kurtit

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Vetëvendosje nuk ofron viziob, as platformë e as qartësi politike, transmeton Periskopi. ‘’Ajo që kanë parë qytetarë me ta, është një opozitë kundër shtetit të Kosovës për 15 vite. Pas 15 viteve, Kurti u paraqitën rastet e para të pandemisë, kur u krijua një situatë […]
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Vetëvendosje nuk ofron viziob, as platformë e as qartësi politike, transmeton Periskopi.
‘’Ajo që kanë parë qytetarë me ta, është një opozitë kundër shtetit të Kosovës për 15 vite. Pas 15 viteve, Kurti u paraqitën rastet e para të pandemisë, kur u krijua një situatë e rëndë pandemike, dhe kur kërkohej që të sillej si partner i mirëfilltë në SHBA dhe deklaronte rrejshëm, ai u dorëzua, dezortoi, në minutat e para hoqi dorë nga vullneti dhe mbështetja që mori. Frikën që përhapte, më shumë më ngjante në telenovela turke’’, ka thënë Hoxhaj në një debat.
Tutje ai ka ftuar qytetarët që të mos biejnë në kurth të këtij lloji telenovelash.
‘’Cfarë kanë parë nga qeverisja e tyre ka qenë një vit i një lloj telenovelash turke.Mos bini në kurthin e telenovelës turke të Albin Kurtit që mund të ju kushtojë se shpresa të përmbytura’, shton ai.PERISKOPI/












