Elezi: KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, raporton Ekonomia Online. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së”. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje […]
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, raporton Ekonomia Online.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.












