Edhe pas ardhjes së Bidenit, Irani vazhdon telashet: Arreston amerikanin nën akuza spiunazhi

Irani ka thënë arrestuar një qytetar me nënshtetësi të dyfishtë, iraniane dhe amerikane, nën akuzat e spiunazhit. Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhoosein Esmaili nuk e identifikoi qytetin, por tha se “kishte qenë i lirë me kusht”. Mediat iraniane raportuan javën e kaluar që biznesmeni amerikano-iranian Emad Shargi ishte arrestuar pasi kishte provuar të kalonte kufirin perëndimor […]
Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhoosein Esmaili nuk e identifikoi qytetin, por tha se “kishte qenë i lirë me kusht”.
Mediat iraniane raportuan javën e kaluar që biznesmeni amerikano-iranian Emad Shargi ishte arrestuar pasi kishte provuar të kalonte kufirin perëndimor në mënyrë ilegale, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Kjo do të komplikonte planet e presidentit amerikan Joe Biden për një angazhim të ri diplomatik me Iranin.
Para-ardhësi i tij Donald Trump i kishte bërë presion maksimal Teheranit dhe i kishte vënë sanksione gjunjëzuese ekonomike.
Z.Trump donte të detyronte liderët iranianë që të rinegocionin marrëveshjen nukleare të 2015-s, e të cilën e kishte braktisur. /Periskopi












