​BE nuk pritet të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të Navalny

​BE nuk pritet të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të Navalny

Bashkimi Evropian nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të arrestimit të liderit opozitar Alexei Navalny, dhe as nuk do të ketë hakmarrje diplomatike për shkak të kësaj. Në takimin e ministrave të jashtëm të BE disa vende patën mendime se sanksionet e reja duhet të vendosen ndaj Moskës, por shefi i diplomacisë […]

Në takimin e ministrave të jashtëm të BE disa vende patën mendime se sanksionet e reja duhet të vendosen ndaj Moskës, por shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se “asnjë propozim konkret nuk është bërë”, raporton Politico me seli në Bruksel.

“Këshilli është, sigurisht, i gatshëm të reagojë dhe të marrë vendime të përshtatshme nëse rrethanat e kërkojnë atë,” tha Borrell, pa specifikuar se cilat rrethana do të ishin të nevojshme për reagimin e BE-së.

Sipas tij, asnjë vendim nuk mund të miratohet sot, sepse nuk kishte asnjë propozim se si të reagojmë ndaj ngjarjeve të fundit në Rusi.

Navalny u arrestua javën e kaluar pasi u kthye nga Gjermania në Moskë. Arrestimi i tij nxiti protesta në disa qytete ruse gjatë fundjavës, kur më shumë se 3.000 njerëz u arrestuan.

“Këshilli i konsideron arrestimet masive të demonstruesve dhe brutalitetin e policisë si plotësisht të papranueshme dhe i bën thirrje Rusisë të lirojë Navalny dhe të gjithë të arrestuarit,” tha Borrell pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së sot në Bruksel.

Ai shtoi se nuk e kishte ndryshuar planin e tij për të vizituar Moskën në fillim të shkurtit me ftesë të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Unë e kam informuar Këshillin se kam ndërmend të vizitoj Moskën. Do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar të gjitha temat e rëndësishme me kolegun tim rus dhe për të përcjellë mesazhe të qarta në lidhje me situatën aktuale dhe problemet me të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe ne sigurisht do të diskutojmë marrëdhëniet e ndërsjella,” tha Borrell.

Ai shtoi se vizita do ta ndihmojë të përgatitet shumë më mirë për samitin e marsit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, kur marrëdhëniet me Rusinë do të jenë në rendin e ditës.

Megjithëse disa diplomatë evropianë besojnë se sanksionet duhet të vendosen ndaj Rusisë nëse ajo nuk e liron Navalny kur paraburgimi i tij njëmujor skadon më 15 shkurt, por pas takimit të sotëm, është e qartë se kjo nuk do të ndodhë në një të ardhme të parashikueshme, thotë Politico.

I pyetur nëse do të kërkonte të takohej me Navalny gjatë vizitës së tij në Rusi, Borrell nuk dha një përgjigje specifike.

“Do të isha shumë i lumtur ta shihja Navalny. Unë do të përpiqem të jem në kontakt me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Rusi, por duhet të kemi parasysh se do të jetë një vizitë në qeverinë ruse,” tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?