E pranon Zemaj: Ende nuk është siguruar vaksina Pfizer, negociatat e vështira

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për sigurimin e vaksinës Pfizer. Zemaj, tha se ende nuk është nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Pfizer, sepse, sipas tij, negociatat janë të vështira me ta. Sipas tij, Pfizer, kanë sistem shumë burokratik si dhe diskutojnë më shumë për çështje ligjore dhe forma, apo marrja e […]
Zemaj, tha se ende nuk është nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Pfizer, sepse, sipas tij, negociatat janë të vështira me ta.
Sipas tij, Pfizer, kanë sistem shumë burokratik si dhe diskutojnë më shumë për çështje ligjore dhe forma, apo marrja e përgjegjësisë.
“Negociatat me Pfizer mbesin të vështira. Pfizer kanë funksion burokratik, kërkojnë shumë detaje për përgjegjësine dhe aspektet ligjore. Është i vështirë debati për sigurimin e vaksinës. Por nuk do të dështojë, sepse kemi interpretues, dhe jemi duke folur edhe me OBSH-në. Me Kovaksin e kemi përfunduar. Sigurimi i vaksinës, i ka fazat e veta, pjesa e mesme e këtij viti, është mundësia më e madhe. Totali për 1.8 milon banor, i bie 3.6 milion vaksina. Jemi edhe në disa nivele të negociimit edhe me Anglinë dhe Austrinë”, u shpreh Zemaj në Kanal10.












