Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë

Një person dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj. Gjurkaj ka thënë se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe se brenda veturës kishte lënë një letër. “Tani jemi në fazën e parë të hetimeve […]
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Gjurkaj ka thënë se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe se brenda veturës kishte lënë një letër.
“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, tha Gjurkaj.












