Dreshaj pas vendimit të Supremes: E kam ditur se drejtësia do të ngadhënjejë

Dreshaj pas vendimit të Supremes: E kam ditur se drejtësia do të ngadhënjejë

Në parim mendoj se të sanksionohet e drejta e liderit të opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje nuk është e mirë. Por prapë vlen e njëjta që thash se të gjithë jemi të barabartë para ligjit”. Gjykata Supreme ka pranuar pesë ankesa nga subjektet politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa […]

Në parim mendoj se të sanksionohet e drejta e liderit të opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje nuk është e mirë. Por prapë vlen e njëjta që thash se të gjithë jemi të barabartë para ligjit”.

Gjykata Supreme ka pranuar pesë ankesa nga subjektet politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat janë ndarë me short dhe janë shqyrtuar nga kolegjet gjyqësore brenda afateve ligjore.

Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kandidatin për deputet nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshajn, ta përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se edhe para se të merret ky vendim, ka qenë i sigurt se drejtësia do të ngadhënjejë.

“Ne jemi qytetar të Kosovës dhe kemi ligje të mira dhe jo të mira. Edhe unë kam qenë në stres për një lëndë të skaduar që ka mbetur në sistem – një aksident zinxhiror në Drenas. Prej shkurtit 2019, aksidentet në komunikacion nuk janë më vepra penale, por kundërvajtje”.

“Pa marrë parasysh vendimet që vijnë prej legjislacionit, duhet të respektohen nga të gjithë. Ne jemi të barabartë para ligjit dhe duhet t’i respektojmë ato”.

“Kam qenë mjaft i sigurt se drejtësia do të ngadhënjejë dhe në prononcimin tim që kisha dje, thash se çdo vendimit do ta respektoj”.

I pyetur rreth vendimit të Supremes e cila e ka lënë kandidatin për kryeministër të VV-së, Albin Kurtin, jashtë garës zgjedhore, Dreshaj ka thënë se nuk është gjë e mirë, por megjithatë duhet të respektohet.

“Në parim mendoj se të sanksionohet e drejta e liderit të opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje nuk është e mirë. Por prapë vlen e njëjta që thash se të gjithë jemi të barabartë para ligjit”.

“Sa i përket VV-së, më vjen shumë keq që shumë pretendentë cilësorë për parlamentin e Kosovës të ngelen jashtë listës – mendoj se nuk është e mirë për vendin”.

“Sido që të jetë, mendoj se VV është parti e strukturuar mirë që respekton ligjin dhe vendin. Uroj që VV ta begatojë Kuvendin me pjesëmarrjen e vet. Është parti e përfaqësuar në mënyrë solide në Kuvendin e Kosovës dhe nuk është parti me të cilën duhet të bëjmë shaka”.

Për t’u informuar më shumë rreth vendimit të Gjykatës Supreme, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?