Drejtuesi i “Koha” në Shkup: Në Maqedoni po harrohet figura e Arbën Xhaferit

Arben Ratkoceri, drejtuesi i gazetës ‘Koha’ në Maqedonin Veriore, ka thënë se në këtë vend po harrohet figura e Arbën Xhaferit. Ratkoceri ka shkruar se Arbën Xhaferi më së shumti la gjurmë në Maqedonin e Veriut, por asnjë institucion, nuk e mbanë emrin e tij dhe sipas tij, kjo as nuk ka ndonjë inciativë. “Adem […]
Ratkoceri ka shkruar se Arbën Xhaferi më së shumti la gjurmë në Maqedonin e Veriut, por asnjë institucion, nuk e mbanë emrin e tij dhe sipas tij, kjo as nuk ka ndonjë inciativë.
“Adem Jashari, Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi janë personalitetet kryesore, emrat e të cilëve mbajnë katër asetet kryesore të Kosovës, Aeroporti, Universiteti dhe dy autostradat. Në Maqedoni, aty ku Arbëri la më së shumti gjurmë, në botën e intelektualizmit dhe politikës, asnjë institucion kulturor, arsimor, infrastrukturor, shesh….nuk mbanë emrin e tij, madje as që ka ndonjë iniciativë.”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Adem Jashari, Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi janë personalitetet kryesore, emrat e të cilëve mbajnë katër asetet kryesore të Kosovës, Aeroporti, Universiteti dhe dy autostradat. Në Maqedoni, aty ku Arbëri la më së shumti gjurmë, në botën e intelektualizmit dhe politikës, asnjë institucion kulturor, arsimor, infrastrukturor, shesh….nuk mbanë emrin e tij, madje as që ka ndonjë iniciativë.
Jo vetëm nga politika por edhe nga shoqëria shqiptare dhe ajo maqedone, duket sikur ka një marrëveshje të heshtur, që figura e Arbërit, mundësisht të mos përmendet fare por trashigimia e tij herë pas here sikur nuk na le të qetë e sidomos sa po të futemi nga Shkupi në Kosovë, na del para syve dhe si për inat të të gjithëve është Arbëri i pari që na dëshiron mirërseardhje..(autostrada)
Urime ditëlindjen e 73 -të, gjigand !













