Daut Haradinaj: Puna e parë e qeverisë së ardhshme të jetë sigurimi i vaksinës anti-COVID

Daut Haradinaj: Puna e parë e qeverisë së ardhshme të jetë sigurimi i vaksinës anti-COVID

Ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se vaksina duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme. Kosova vazhdon të përballet me numër të lartë të të infektuarve me virusin COVID-19. 58 mijë e […]

Kosova vazhdon të përballet me numër të lartë të të infektuarve me virusin COVID-19. 58 mijë e 88 qytetarë janë infektuar me COVID-19 prej marsit të 2020-tës kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me këtë virus në Kosovë. Që atëherë e deri më sot, shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 1 mijë e 456 të tjerë.

Ndërsa nga ky virus u shëruan 50 mijë e 953. Kështu bëhet e ditur në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Aktualisht në vend janë 5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19. Gjersa, ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se vaksina duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.

Ish-shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se përpjekja e parë dhe e pandalshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës. Haradinaj në një prononcim për Ballkani.info, është shprehur se sigurimi i vaksinës i jep garanci qytetarëve.

“Përpjekja e parë dhe e pandalshme e qeverisë së ardhshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës anti-covid për qytetarët e saj. Sigurimi i saj, sa më i shpejt u jep garanci qytetarëve tanë, e veçmas sektorëve ekonomik që të fillojnë punën për këtë vit dhe minimalisht t’i kompensojnë dëmet e vitit të kaluar. Edhe kjo qeveri duhet të bëjë maskimumin që të mos humbas kohë për sigurimin e vaksinës”, pohon Haradinaj për Ballkani.info.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?