Dastid Pallaska sapo e ka ndërruar garën zgjedhore: Denoncon politikanët pa profesion

Dastid Pallaska sapo e ka ndërruar garën zgjedhore: Denoncon politikanët pa profesion

Analisti dhe avokati i mirënjohur kosovar, Dastid Pallaska, me anë të një statusi në Facebook mund të ketë ndërruar mënyrën se si do të votojnë votuesit në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka ekspozuar të gjithë politikanët të cilët nuk kanë profesion, e nuk kanë kryer kurrfarë pune tjetër para se të inkuadroheshin në politikë. […]

Ai ka ekspozuar të gjithë politikanët të cilët nuk kanë profesion, e nuk kanë kryer kurrfarë pune tjetër para se të inkuadroheshin në politikë.

Nga kjo mund të lind edhe koncepti i “politikanit të përjetshëm”, ngase Pasllaska beson që duke mos pasur jetë profesionale matanë politikës, ky tip politikani do të angazhohet gjithnjë që ta mbajë veten në politikë.

Dhe një gjë e tillë duket mjaft logjike.

“Duke marrë këtë parasysh, gjasat janë se edhe këta do të synojnë të mbesin në politikë deri ne fund të jetës së tyre profesionale. Për këtë arsye, mosha më e re – që mund të jetë dallimi i vetëm që mbetet pas kësaj analize – shndërrohet në disavantazh. Kjo për shkak se sa më të ri që janë aq më gjatë do të duhet t’i akomodojmë në pushtet.” – shkruan ndër tjerash z.Pasllaska, përcjell Periskopi.

Duket se një gjë e tillë i hidhet sidomos z.Kurti, i cili nuk ka kryer ndonjë punë tjetër gjatë rinisë së tij përveç asaj të politikanit.

Statusi i plotë:

Gjenerata e re politike e Kosovës

Përpjekja për të thjeshtësuar ballafaqimin politik në vend me “luftë” ndërmjet gjeneratës së “re” dhe gjeneratës së “vjetër” është jo vetëm e pasinqertë por edhe e pasaktë.

Kjo vërtetohet edhe nga protagonistët e vetëshpallur të gjeneratës së “re” politike, të cilët pohojnë se janë në politikë, në forma të ndryshme, për rreth njëzet vite.

Çka është më me rëndësi, këta protagonistë bëjnë pjesë në kategorinë e politikanëve që nuk kanë pasur jetë profesionale para angazhimit në politikë. Rrjedhimisht, është e pritshme që nuk do të kenë jetë profesionale as pas karrierës politike.

Duke marrë këtë parasysh, gjasat janë se edhe këta do të synojnë të mbesin në politikë deri ne fund të jetës së tyre profesionale. Për këtë arsye, mosha më e re – që mund të jetë dallimi i vetëm që mbetet pas kësaj analize – shndërrohet në disavantazh. Kjo për shkak se sa më të ri që janë aq më gjatë do të duhet t’i akomodojmë në pushtet.

Politika e Kosovës do të rilindë përnjëmend vetëm atëherë kur udhëhiqet nga njerëz që – para dhe pas politikës – kanë profesion, dijnë të bëjnë diçka në dobi shoqërore, e bëjnë këtë me ndershmëri e pasion si dhe mund të jetojnë dhe të mbajnë familjet e tyre nga puna që bëjnë.

Kjo kategori e politikanëve, që aktualisht i mungon vendit apo është e margjinalizuar brenda partive politike, zgjedhet për shkak të asaj që di të bëjë në dobi të votuesit. Si pasojë, marrëdhënia me këta politikanë është shumë më e thjeshtë dhe lehtë e menaxhueshme.

Gjatë qëndrimit në pushtet, këta politikanë nuk kërkojnë as adhurim e as bindje absolute që vjen me të parën.

Kompetenca profesionale u jep atyre vetëbesimin e nevojshëm jo vetëm për të përballuar sfidat me të cilat ballafaqohen por edhe të marrin përgjegjësi për vendimet dhe gabimet. Si të tillë, këta politikanë rrallë fajsojnë të tjerët për dështime e tyre, e aq më pak vetëviktimizohen.

Kur nuk e bëjnë atë për çka janë zgjedhur, mund të zëvendësohen lehtësisht. Pa ngarkesa emocionale.

Për shkak se jeta e tyre nuk përfundon pas politikës, largimin nga pushteti nuk e përjetojnë personalisht. Për këtë arsye, ushqejnë kulturë të transferit paqësor të pushtetit, që është simboli dhe kuptimi i demokracisë.

Të tillë ka pak për momentin edhe pse mund t’i gjeni në listat tuaja zgjedhore nëse i kërkoni me kujdes.

Nëse dëshironi të ketë më shumë, kërkojeni dhe votojeni këtë profil të politikanit në listën zgjedhore që preferoni.

Përveç vetës, mund ta ndihmoni edhe partinë politike të cilës keni vendosur t’ia falni besimin me 14 shkurt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?