Dardan Molliqaj denoncon sjelljen e pahijshme të Vjosa Osmanit ndaj Valdete Dakës

Dardan Molliqaj denoncon sjelljen e pahijshme të Vjosa Osmanit ndaj Valdete Dakës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB, ka komentuar deklaratën e U.D së Presidentes, Vjosa Osmani në adresë të KQZ-së. Molliqaj ka thënë ndër të tjera se “Sikur Osmani të ishte parimore në pozicionin e saj dhe e vërtetë në bindje, atëherë do të duhej ta shkarkonte Dakan. […]

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB, ka komentuar deklaratën e U.D së Presidentes, Vjosa Osmani në adresë të KQZ-së.

Molliqaj ka thënë ndër të tjera se “Sikur Osmani të ishte parimore në pozicionin e saj dhe e vërtetë në bindje, atëherë do të duhej ta shkarkonte Dakan. Shantazhi është ligësi. Institucionet e kapura nuk çlirohen me nënshtrimin e tjetrit/tjetrës”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Regjimi i ri në logjikën e vjetër

Kërcënime e shantazhe nga pozita e pushtetit nga krerët e institucioneve, a nuk është çfarë kemi parë nga mendësia e vjetër? Por ne të gjithë besuam me të drejtë që regjimi i vjetër duhet të ikë. Valdete Daka bashkë me ta. Regjimi i vjetër duhet te rrëshqas në pakthim.

Por jo! A nuk është ajo çfarë kemi parë ditëve të fundit nga Osmani saktësisht e njëjta gjë? A nuk është përsëritje e mendësisë së vjetër dhe madje me instrumentet e njëjta të keqpërdorimit të pozitës për të kërcënuar? Sikur Osmani të ishte parimore në pozicionin e saj dhe e vërtetë në bindje, atëherë do të duhej ta shkarkonte Dakan. Shantazhi është ligësi. Institucionet e kapura nuk çlirohen me nënshtrimin e tjetrit/tjetrës.

Këto lloj metodash janë shenja treguese të një pushteti në thelb të padrejtë. Logjika totalitare kurrë nuk e respketon ligjin deri në fund, sepse duke falur shkelësit e tij, ajo mbanë pengje, nënshtron duke mëshiruar. Mbajtja gjallë e kërcënimit është veti jetike e regjimit.

Ne mund të themi se ç’kapja tashmë ka marrur tjetër trajtë, por mbase ky është moment ideal për ta kuptuar se termi “ç’kapje” e ngërthen në vete pamundësinë për ta eliminuar vetën. Ai term tashmë është veç vegël në dorën e kapësve tjerë. Kjo po konfirmohet brutalisht në situatën e fundit të krijuar ne rastin Osmani – Daka. Por as nuk fillon as nuk mbaron me ato si shembull.

Situata e re kërkon shpikje edhe në nivelin linguistik, sepse rendet totalitare kolonizojnë gjuhën, aty ku banon mendimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?