Dardan Islami i AAK-së merr në pyetje Kurtin për Putinin – Përkrah fuqishëm Navalnyn

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] Dardan Islami ka bërë një postim përkrahës për opozitarin e famshëm rus Aleksei Navalnin dhe i ka kërkuar mendimin Albin Kurtin për liderin autoritar rus, Vladimir Putinin. Ai ka bërë një përshkrim të ngjarjeve të muajve të fundit, e të cilat ishin të jashtëzakonshme për z.Navalny dhe […]
Ai ka bërë një përshkrim të ngjarjeve të muajve të fundit, e të cilat ishin të jashtëzakonshme për z.Navalny dhe për opozitën e shtypur ruse.
Së fundi, Navalny është burgosur me pretekstin se ka shkelur rregullat e lirimit me kusht – gjë që ka indinjuar përkrahësit e tij që kanë protestuar masivisht në shumë qytete ruse.
“Navalny sot ka nevojë për përkrahje nga të gjithë ne!” – ka shkruar z.Islami, përcjell Periskopi.
Por, ai ka pyetur edhe kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurtin, se çka mendonte për rastin edhe për Rusinë e Vladimir Putinit.
Kurti nuk është shprehur deri tash publikisht në lidhej me autoritarizmin e shtrirë nga z.Putin tash e dy dekada në Rusi.
Statusi i plotë:
I vetmi qe arriti ta zhvesh Putinin para opinionit rus dhe atij boterore eshte Alexey Navalny! Ky njeri po deshmon guxim dhe trimeri te pashoq duke e sfiduar i vetmi autoritetin e Putin, me tema dhe fakte te cilat askush me pare nuk ka guxuar ti permend publikisht! Ai u helmua ne Rusi, dhe pas kthimit nga Gjermania u arrestua me pretekst se nuk eshte lajmeruar, edhe pse autoritetet ruse i kishte dhene leje per udhtim ne spital te Gjermanis, deri sa Navalny ishte ne koma!
E verteta eshte se Nvalny deri sa ishte ne spital, e thirri ne telefon njerin nga operativet e FSB qe kishte marr pjese ne helmimin e tije, duke u prezantuar si nje nga shefat e FSB! Gjate bisedes se inqizuar operativi i vuar ne lajthitje, zbuloj detaje te operacionit te FSB ne helmimin e Navalny!
Navalny sot ka nevoje per perkrahje nga te gjithe ne!
Kisha dasht shume qe ta ndi opinionin e Kurtit per rastin, sepse deri sot se kam degjuar qe e ka fajsu Rusin e Putinit per asgje e as per bllokaden qe ja ben Kosoves, por çuditerisht e kam degjuar disa here duke e kritiku Ameriken!?












