Cilët janë 5 deputetët e AAK-së që Limaj do t’i votonte?

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur rreth listës së kandidatëve për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ka zgjedhur edhe pesë deputetët që do t’i votonte në listën e AAK-së. “Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Pal Lekaj, Bekë Berisha, Daut Haradinaj dhe Gazmend Sylaj”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini, transmeton Periskopi. Ai […]
Ai ka zgjedhur edhe pesë deputetët që do t’i votonte në listën e AAK-së.
“Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Pal Lekaj, Bekë Berisha, Daut Haradinaj dhe Gazmend Sylaj”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini, transmeton Periskopi.
Ai ka zgjedhur edhe ish-anëtarin e Nismës që së fundi ka aderuar në AAK, Haxhi Shalën, për të cilin ka thënë se ka mundësi të marrë vota edhe nga votuesit e AAK-së.
I pyetur pse nuk ka zgjedhur të votojë edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, Limaj ka thënë se Haradinaj po tenton të bëhet president. /PERISKOPI












