Bytyçi i PDK-së reagon pas raportimeve se iu është certifikuar një kandidat që ka problem me ligjin

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se kjo partin uk ka qenë e njoftuar nga KQZ për ndonjë kandidat tjetër që nuk mund të garoj. Ai shkruan: Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të respektojë në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kandidatët që nuk mund të jenë pjesë e garës zgjedhore. […]
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se kjo partin uk ka qenë e njoftuar nga KQZ për ndonjë kandidat tjetër që nuk mund të garoj.
Ai shkruan:
Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të respektojë në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kandidatët që nuk mund të jenë pjesë e garës zgjedhore.
Si parti politike, ne kemi vepruar menjëherë pas njoftimit për të zëvendësuar një kandidat të PDK-së nga lista zgjedhore.
Partia Demokratike e Kosovës njofton opinionin se nuk kemi qenë të njoftuar nga KGjK-ja, e as nga Drejtori i Zyrës për regjistrimin e partive politike në kuadër të KQZ-së, për ndonjë kandidat tjetër që nuk mund të garoj.
Ne po shpresojmë që ky lëshim është bërë pa qëllim nga KGjK-ja dhe zyra përgjegjëse në kuadër të KQZ-së.
Për ne, vlen parimi i njëjtë tani më i konfirmuar me votën e përfaqësuesit tonë në KQZ. Kandidatët që kanë pasur probleme me ligjin, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të garojnë për zgjedhje dhe do të zëvendësohen menjëherë.












