Bizneset të bëhen gati, ja çfarë thotë Avdullah Hoti për masat anti-Covid

Kryeministri Hoti ka thënë se vaksinat e para anti-Covid19 do të vijnë qysh në muajin shkurt. Ai ka thënë se menjëherë do të fillojë vaksinimi i grup moshave të rrezikuara nga koronavirusi. “Unë mund ta them me siguri të plotë, bizneset të bëhen gati nga muajt e parë të Pranverës që t’i kthehen normalitetit”, ka […]
Kryeministri Hoti ka thënë se vaksinat e para anti-Covid19 do të vijnë qysh në muajin shkurt.
Ai ka thënë se menjëherë do të fillojë vaksinimi i grup moshave të rrezikuara nga koronavirusi.
“Unë mund ta them me siguri të plotë, bizneset të bëhen gati nga muajt e parë të Pranverës që t’i kthehen normalitetit”, ka thënë Hoti, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se edhe kancelari austriak i ka konfirmuar personalisht që Kosova do të furnizohet me vaksinat anti-Covid njëkohësisht me vendet e rajonit të Ballkanit Perendimor, kështu që kthimi në normalitet në muajt e parë të stinës së Pranverës është i sigurt. /Periskopi/












