Bijtë e Ibrahim Rugovës i japin mbështetje kandidatit të LDK-së që u ftua për Inaugurimin e Bidenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, e ka vizituar rezidencën e familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Bislimi ka deklaruar se është i nderuar që ka marrë përkrahjen e kësaj familjeje për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. “Ndihem jashtëzakonisht i nderuar me përkrahjen e familjes së Presidentit Rugova për udhëtimin tim […]
Bislimi ka deklaruar se është i nderuar që ka marrë përkrahjen e kësaj familjeje për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
“Ndihem jashtëzakonisht i nderuar me përkrahjen e familjes së Presidentit Rugova për udhëtimin tim politik në shërbim të interesit nacional të Republikës sonë dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Bislimi pas një takimi me anëtarë të familjes Rugova.
Ai potencoi se pikërisht në rezidencën e presidentit Rugova zuri fill ëndrra e madhe të kombit tonë.
“Këtu u vendosën themelet e Republikës sonë në miqësi të përhershme me ShBA-së. Këtu gjetën konakun e bujarisë dhe fisnikërisë sonë shqiptare shumë personalitete amerikane e botërore të cilët u angazhuan pa rezervë për kauzën tonë të drejtë për liri, pavarësi e demokraci”, ka thënë Bislimi.













