Biden i ashpër me Putinin në telefonatën e parë si president

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar liderin rus Vladimir Putin në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhje në thirrjen e parë telefonike si homologë, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Biseda përfshiu edhe bisedat mbi protestat opozitare që po vazhdojnë në Rusi dhe zgjatimin e paktit të mbetur të armëve nukleare ShBA-Rusi. Z.Putin uroi homologun e tij […]
Biseda përfshiu edhe bisedat mbi protestat opozitare që po vazhdojnë në Rusi dhe zgjatimin e paktit të mbetur të armëve nukleare ShBA-Rusi.
Z.Putin uroi homologun e tij amerikan për fitoren në zgjedhjet presidenciale, sipas një deklarate nga Kremliini.
Të dyja palët u pajtuan që të mbesnin në kontakt, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Ish presidenti amerikan Donald Trump ishte akuzuar nga kritikët e tij se kishte qenë shumë i butë dhe respektues ndaj z.Putin.
Por, edhe ish presidenti Barack Obama – në administratën e të cilit Biden ishte zv.president – po ashtu ishte kritikuar për dështimin që ta mbante nën kontroll Rusinë që e aneksoi Krimenë dhe pushtoi pjesën lindore në Ukrainë. /Periskopi












