Biden deri para nëntë vitesh vuante nga një çrregullim në të folur

Biden deri para nëntë vitesh vuante nga një çrregullim në të folur

Një vit më parë, kush do të mendonte se 78-vjeçari Joe Biden do të ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Ai ishte renditur  i katërti në garën në shtetin e Iowa-s dhe i pesti në New Hampshire. Biden u cilësua si  centrist, i moshuar, i cili para një turme tha gjëra të çuditshme: […]

Një vit më parë, kush do të mendonte se 78-vjeçari Joe Biden do të ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Ai ishte renditur  i katërti në garën në shtetin e Iowa-s dhe i pesti në New Hampshire. Biden u cilësua si  centrist, i moshuar, i cili para një turme tha gjëra të çuditshme: “Unë mund t’ju them se kam njohur tetë presidentë, tre prej tyre nga afër”.

Ai ka kandiduar 2 herë për president dhe nuk ka fituar. Gjithashtu Biden ka shërbyer në  dy mandate si nënkryetar i Barack Obama.

Edhe ajo çfarë është edhe më e çuditshme për fitoren e tij, është se pasi Biden nuk kandidoi përsëri në 2016,  shumica ka menduar se ai nuk do të merrte më pjesë në garat zyrtare të shtetit.

Gjatë debateve televizive  të vitit 2020, një mik i tij demokrat duket se vuri në dyshim aftësinë mendore të Joe Biden, kur e pyeti më një ton të ashpër, “A i harrove ato që the dy minuta më parë?

Një tjetër kandidate  ka kritikuar Biden, pasi kundërshtoi politikën e viteve 1970 për të shpejtuar mbylljen e shkollës. Kjo kundërshtare, Kamala Harris, tani është nënkryetare: gruaja e parë, personi i parë më ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që mban këtë post.

Shumë prej 81 milion njerëzve që votuan për Joe Biden dhe Kamala Harris, i njohin gafat, gabimet dhe të metat e presidentit. Por ata mund t’i kenë cilësuar,  si shenja të një jetë e gjatë,  të mbushur me  humbje të mëdha,  dhe jo nga zgjedhjet e humbura.

Gruaja dhe vajza e tij vdiqën në një aksident automobilistik në 1972, vetëm disa javë para se ai të betohej si një senator amerikan.

Shumë kohë më vonë, ai humbi një nga djemtë e tij: Beau Biden, i cili ishte rritur me qëllimin për t’u bërë prokurori i përgjithshëm i Delaware. Ai fitoi një medalje për shërbimin e tij në Irak, por  nuk arriti të mbijetonte nga kanceri  dhe vdiq në 2015.

Në vitin 2012, Joe Biden,  i cili gjithë jetën ka vuajtur nga një çrregullim në të folur, gjeti forcën dhe fjalët  për të ngushëlluar familjet ushtarake që kishin humbur dikë të shtrenjtë.

“Vetëm kur mendoni se më në fund do t’ia dilni, në atë moment  e shihni vetën duke ecur në rrugë dhe ndërsa duke ecur shihni një lule, aty është momenti kur ju kujtohet çdo gjë,” tha ai. ” Ose ka momente të tjera kur qëndroni në errësirën e natës dhe mendoni se nuk do t’ia dilni.”

Për shumë amerikanë të tronditur nga humbja dhe izolimi gjatë këtij viti pandemie, Joe Biden mund të jetë dukur për shumë  një politikan që hedh veten poshtë për të ndihmuar të tjerët.

Presidenti më i vjetër që ka shërbyer ndonjëherë do të përballet me sfida të reja dhe konfuze: koronavirusin, ekonominë e shkatërruar dhe përçarjet e vendit.

Amerikanët që e zgjodhën atë mund të kenë një vlerësim të ri për sa i përket përvojave dhe mënyrës  se si humbjet  personale mund t’a bëjnë më të fortë zemrën e njeriut. 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?