Avdullah Hoti nuk i reziston reagimit unik pas fitores bindëse të Liverpoolit kundër Tottenhamit

Liverpooli mposhti bindshëm Tottenhamin me rezultat 3-1, të enjten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Premier League. Mysafirët, Liverpooli, ishin brilantë duke realizuar përmes Roberto Firminos, Trent Alexander Arnoldit dhe Sadio Manes, shkruan Periskopi. Një rezultat që i ngritë ‘Të Kuqtë’ në vendin e katërt në tabelë dhe që ngazëllen kryeministrin […]
Mysafirët, Liverpooli, ishin brilantë duke realizuar përmes Roberto Firminos, Trent Alexander Arnoldit dhe Sadio Manes, shkruan Periskopi.
Një rezultat që i ngritë ‘Të Kuqtë’ në vendin e katërt në tabelë dhe që ngazëllen kryeministrin në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili njihet si fans i flaktë i skuadrës së ‘Merseyside’.
Pasi u konfirmua fitorja e djelmoshave të Jurgen Kloppit, Hoti nuk mundi t’i rezistojë një postimi në Facebook, thjesht duke publikuar rezultatin dhe një foto festive të mysafirëve.
Shikoni më poshtë postimin e tij. /Periskopi.com/













