AstraZeneca refuzon bisedimet me përfaqësuesit e BE-së

Prodhuesi britanik i vaksinave kundër koronavirusit, AstraZeneca, refuzoi të marrë pjesë në një takim me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të planifikuar për të mërkurën, thanë zyrtarë të Komisionit Evropian. “Mund të konfirmoj se për sonte kishim të planifikuar një komitet drejtues mbi strategjinë e vaksinimit dhe përfaqësuesit e AstraZenecas na informuan këtë mëngjes […]

“Mund të konfirmoj se për sonte kishim të planifikuar një komitet drejtues mbi strategjinë e vaksinimit dhe përfaqësuesit e AstraZenecas na informuan këtë mëngjes se nuk do të marrin pjesë”, tha për gazetarët zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinat.

Kjo ndodh në kohën e përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve midis dy palëve për shkak të mungesave të prodhimit të vaksinave nga kjo kompani.

Komisioni Evropian, në emër të shteteve anëtare të BE-së, ka nënshkuar marrëveshje me AstraZenecan për 400 milionë vaksina.

Javën e kaluar, kjo kompani e ka njoftuar BE-në se do t’i sigurojë një numër dukshëm më të vogël të vaksinave.

Dyshimet se kompania po dërgon doza të vaksinës në vende të tjera, me një çmim shumë më të lartë, kanë bërë që Komisioni Evropian të vendosë për krijimin e një mekanizmi, që e ndalon eksportin e vaksinave kundër koronavirusit pa njoftim paraprak.

Vaksinat e AstraZenecas duhet të marrin miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave këtë javë.

Kjo do të duhej të ishte vaksina e tretë që ka autorizim për përdorim në territorin e BE-së, pas vaksinave Pfizer/BionTech dhe Moderna.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?