Arbnora Hasani nga AAK: Do të dalim shumë mirë në zgjedhje, ka mbështetje të madhe nga diaspora

Arbnora Hasani nga AAK: Do të dalim shumë mirë në zgjedhje, ka mbështetje të madhe nga diaspora

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbnore Hasani ishte e ftuar sot në emisionin “Kosova Voton” në televizionin T7, ku temë diskutimi ishte “Roli i votave të Diasporës në zgjedhjet e 14 shkurtit”. Hasani tha se për të ndërtuar një shtet demokratik në zgjedhje duhet të marrë pjesë edhe […]

Hasani tha se për të ndërtuar një shtet demokratik në zgjedhje duhet të marrë pjesë edhe diaspora.

“Nuk është 1, 2,3 % që jeton jashtë vendit, unë besoj që për me ndërtu një shtet demokratik, edhe pjesa që jeton jashtë vendit duhet të marrë pjesë. Për me pas institucione, demokratike diaspora duhet të merr pjesë dhe të jetë e kyçur me institucionet tona”, tha Hasani në “Kosova Voton”.

Më tej ajo tha se mundësia për të qenë kandidat dhe për të pasur përfaqësues në shtetin e Kosovës është një lloje mesazhi nga mërgata, ngase siç thotë ajo, si popull i Kosovës, nuk e duam vetëm përkrahjen ekonomike por edhe idetë e tyre.

“Për rezervimin e vendeve të diasporës, unë nuk e shoh asnjë vështirësi sa i përket modaliteteve e bëjmë shumë mirë me minoritet”, tha ndër të tjera ajo. Hasani shtoi se diaspora po keqpërdoret sa i përket votimeve. “Nuk e mendoj që diaspora po keqpërdoret më shumë se populli brenda sa i përket votimeve”, potencoi Hasani.

Hasani theksoi se dega e Aleancës në nivel të Zvicrës së bashku me nëndegët dhe kantone të ndryshme janë jashtëzakonisht të organizuara.

“Unë mendoj që dega e AAK në nivel të Zvicrës me nëndegët e saj në kantonet e ndryshme, dhe përtej Zvicrës, e shtet e tjera Evropiane, ketë herë jashtëzakonisht është organizuar mirë, me një mbështetje vërtete të madhe që ma kanë shprehur mua si kandidate e përzgjedhur besoj që do të dalim shumë më mirë se zgjedhjet e kaluara me vota”.

“Duke cekë se edhe në zgjedhjet e kaluara numri i votave ka qenë shumë më i madh sipas informatave që i kam, por për arsye tëndryshme llogaria nuk ka dalë në KQZ ashtu siç i kanë shifrat kryetari i AAK në degën e Zvicrës dhe nënkryetarët e nëndegëve” tha ndër të tjera ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?