Anthony Fauci flet për marrjen e kërcënimeve me vdekje 10 muajt e fundit

Anthony Fauci flet për marrjen e kërcënimeve me vdekje 10 muajt e fundit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe fytyra publike e çështjeve të Covid-19 foli për New York Times në lidhje me sfidat me të cilat u përball ndërsa shërbeu nën ish-Presidentin Donald Trump gjatë pandemisë. Fauci tha se ai filloi të merrte kërcënime me vdekje në 28 mars. Familja e tij gjithashtu […]

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe fytyra publike e çështjeve të Covid-19 foli për New York Times në lidhje me sfidat me të cilat u përball ndërsa shërbeu nën ish-Presidentin Donald Trump gjatë pandemisë.

Fauci tha se ai filloi të merrte kërcënime me vdekje në 28 mars. Familja e tij gjithashtu filloi të merrte kërcënime të drejtpërdrejta.

Dështuan në menaxhimin e pandemisë
“Ishin ngacmimet kundrejt gruas sime dhe veçanërisht fëmijëve të mi, që më shqetësoi më shumë se gjithçka tjetër,” tha Fauci. “Ata tashmë e dinin se ku punojnë fëmijët e mi, ku jetojnë. Kërcënimet vinin drejtpërdrejt në telefonat e fëmijëve apo në shtëpitë e fëmijëve të mi.”

Fauci, 80 vjeç, është përballur me reagime të ashpra për promovimin e sigurisë publike gjatë pandemisë deri në pikën ku ai duhet të ketë me vete agjentë federalë kur shkon për një shëtitje. Trump e përçmoi atë publikisht në shumë raste dhe kishte turma që brohorisnin “Fire Fauci!” në tubime.

Pavarësisht se nuk u përball fizikisht me dikë, Fauci përjetoi një moment mjaft shqetësues.

“Një ditë mora një letër me postë, e hapa dhe një masë pluhuri u përhap në të gjithë fytyrën time” tha ai. “Kjo ishte shumë, shumë shqetësuese për mua dhe gruan time.

“Punonjësit e sigurisë ishin aty. Ata më thanë: ‘Mos lëviz, rri në dhomë’.”

Substanca u gjet e padëmshme pas testimit, por Fauci mbeti i tronditur.

Fauci tani po shërben si këshilltar kryesor mjekësor i administratës së re të udhëhequr nga Presidenti Joe Biden, duke shënuar presidentin e shtatë me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?