Analisti Demhasaj mbështet deklaratat e Haradinajt për bashkim me Shqipëri

Analisti Demhasaj mbështet deklaratat e Haradinajt për bashkim me Shqipëri

Ideja e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për referendum për bashkim me Shqipëri në rast se BE-ja nuk i plotëson premtimet e saj ndaj Kosovës, ka bërë jehonë të madhe. Deklarata e Haradinajt nxiti reagimin edhe të eksponentëve politikë në Serbi, e gjithashtu së fundi ishte edhe MPJ-ja Ruse ajo e […]

Deklarata e Haradinajt nxiti reagimin edhe të eksponentëve politikë në Serbi, e gjithashtu së fundi ishte edhe MPJ-ja Ruse ajo e cila përmes një kumtese për media idenë e Haradinajt e cilësoi si provokuese dhe të dëmshme për paqen në Ballkan.

Në reagimin e MPJ-së Ruse thuhet se deklarata e Haradinajt është provokim i radhës nga Haradinaj, në implikimin e idesë për Shqipërinë Madhe, e cila ide, sipas tyre kohët e fundit po përparon. Kjo deklaratë e Haradinajt është bërë pothuajshe temë kyçe e debateve në televizionet tona, ku shumë opinionistë deklaratat e Haradinajt i shohin si diçka pozitive në këtë momentum.

Së fundmi këtë ide e ka mbështetur edhe analisti politik Arton Demhasaj. Ai ripërsëriti fjalët e Haradinaj, ku tha se nëse deri në vitin 2025 nuk kemi njohje të 5 vendeve të BE, nuk fillon anëtarësi, nuk kemi liberalizim, përndryshe ne mund të iniciojmë një referendum që mund të jetë i suksesshëm i bashkimit me Shqipërinë.

‘Po unë e kam këtë (mendim), që nëse ne kemi një çështje të hapur me BE, që është çështja e liberalizimit të vizave dhe kjo çështje po mbetet peng përkundër që të gjitha raportet janë pozitive, janë kaluar gjitha kushtet dhe ka mbetur çështja te Këshilli, vetëm të votohet në Këshill, dhe ata nuk po e votojnë, tash, kjo është një kartë shumë pozitive të cilën duhet ta kemi ndaj BE, që ne e kemi një kohë të caktuar që mund të presim deri në këtë kohë çështjen e njohjes së 5 vendeve të BE, çështjen e fillimit të anëtarësimit, çështjen e liberalizimit e këto, përndryshe ne mund të iniciojmë një referendum që mund të jetë i suksesshëm i bashkimit me Shqipërinë’.

‘Pra, mendoj që kjo ka shumë efekte pozitive që munden me u përdorë, që si kemi përdorë më herët. Madje një herë e ka përdorë Edi Rama këtë dhe më duket që një herë e ka përdorur Presidenti Thaçi në një konferencë për shtyp, pra janë përdorë disa herë, por nuk janë mbajtur’, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?