Ambasadori Kosnett: Politikat e ShBA-ve nuk ndryshojnë për Kosovën, pavarësisht fitores së Bidenit

Ambasadori Kosnett: Politikat e ShBA-ve nuk ndryshojnë për Kosovën, pavarësisht fitores së Bidenit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për një varg çështjesh politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Washington mes kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq do të mbetet në fuqi. Kurti ndërkohë, kandidati për kryeministër nga […]

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Washington mes kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq do të mbetet në fuqi.

Kurti ndërkohë, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, ka paralajmëruar mos-zbatimin e kësaj marrëveshje, përcjell Periskopi.

“Unë nuk mendoj se detyrimet e Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Hoti të marra në shtator nuk janë më në fuqi. Ne besojmë se këto detyrime do të mbeten në fuqi dhe do të mbesin të vlefshme. Siç thashë, jam i sigurt se do të ketë bisedime shtesë. Jo të gjithë janë të kënaqur me procesin që çoi në ato angazhime në shtator, dhe kërkesa ime është që njerëzit të përqendrohen më pak në procesin dhe politikën dhe të shikojnë se për çfarë janë angazhuar të dy qeveritë. Unë mendoj se këto janë gjëra që krijojnë një mundësi ekonomike për njerëzit në rajon dhe përmirësojnë lidhjet e transportit”. – ka thënë z.Kosnett.

Më tej, ai ka shtuar edhe se politikat amerikane për Ballkanin kanë mbetur të njëjtat pavarësisht se kush kishte pushtetin në Shtëpinë e Bardhë. Kjo deklaratë vjen pas inaugurimit të presidentit të 46, Joe Biden, demokrat.

“Nëse shohim mbrapa gjatë njëzet viteve të fundit, unë mendoj se është e qartë se qëllimet e përgjithshme strategjike të Shteteve të Bashkuara në Ballkan kanë mbetur të njëjtat, qofshin republikanët apo demokratët në Shtëpinë e Bardhë. Ne duam të shohim integrim më të mirë ekonomik në rajon dhe mundësi ekonomike për të rinjtë. Për Kosovën, ne do të dëshironim të shihnim marrëdhënie më të mira me fqinjët, por edhe marrëdhënie më të mira midis komuniteteve brenda Kosovës. Ne duam të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit. Lufta kundër korrupsionit, të madh dhe të vogël. Pra, në një kuptim më të gjerë, politikat tona nuk po ndryshojnë aq shumë dhe ne po përpiqemi ta ndihmojmë Kosovën të bëhet një vend më i vetë-qëndrueshëm, i prosperuar dhe paqësor”, tha ai për Radio KiM.

Kosnett ka folur po ashtu edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, e për të cilën thotë se nuk do të jetë temë e dialogut.

“Unë nuk besoj se do të jetë politikë [shkëmbimi i territoreve], e di që nuk do të jetë politika e administratës së ardhshme. Unë e di atë, sepse ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të përpiqemi ta zhvatim një marrëveshje për popullin e Kosovës dhe Serbisë. Ajo që është e rëndësishme është që qytetarët e këtyre dy vendeve, jo vetëm qeveria aktuale, por edhe qytetarët, ta kenë një zë në të ardhmen e tyre. Duke pasur parasysh se sa pak mbështetje ka në Kosovë për ndonjë shkëmbim të madh strategjik të territorit apo edhe ndryshim të kufirit, thjesht nuk mendoj se do të jetë fokusi i debatit në çdo kohë në një të ardhme të parashikueshme”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?