Aktivistët e të drejtave të kafshëve quajnë ‘supremacistë’ njerëzit mish-ngrënës

Grupi që mbron të drejtat e kafshëve, PETA, i njohur për taktikat e pazakonta të publicitetit, ka nënkuptuar se të gjithë jo-veganët kanë diçka të përbashkët me supremacistët, duke i denoncuar të gjithë mish-ngrënësit si “supremacistë njerëzorë.” “Ngrënia e kafshëve është specisiste,” thuhet në llogarinë e Twitterit, duke shtuar që “Specisizmi është supremacizëm njerëzor, bindje […]
“Ngrënia e kafshëve është specisiste,” thuhet në llogarinë e Twitterit, duke shtuar që “Specisizmi është supremacizëm njerëzor, bindje se një specie është më e rëndësishme se tjetra.”
Emri i PETA-s filloi të qarkullonte në Twitter menjëherë pas këtij postimi, me shumë njerëz mish-ngrënës që krenarisht quajtën veten si “supremacistë njerëzorë”, shkruan RT, përkthen Periskopi.
Kishte komente të ndryshme, me njërin që pyeste nëse të haje mish njeriu përbënte ndryshim nga etiketimi si supremacist e speciesist. /Periskopi












